“MONSTRA”, shfaqen dëshmitë nga masat e veçanta hetimore

Gjykimi për lëndën “Monstra” të PPS-së për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012 edhe sot vazhdoi me shfaqjen e dëshmive të siguruara me masat e veçanta hetimore.

Marketing

Gjykatësi Ognen Stavrev, për dallim prej seancës paraprake, kur e përjashtoi opinionin, sot lejoi të marrin pjesë përfaqësues të OSBE-së dhe Koalicionit për gjykim të drejtë, por jo edhe për gazetarët.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Dmeiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.