“Monstra” ,“TNT”, “Titanik” dhe “Talir” në duart e Këshillit gjyqësor

Fati i lëndëve “TNT”, “Titanik”, “Monstra” dhe “Talir” është në duart e Këshillit gjyqësor i cili duhet të vendos nëse gjykatësja porote Liljana Ivanovska Koçovska mund të mbetet pjesë e Trupit gjykues ose mandati i saj ka përfunduar dhe duhet të fillojë nga fillimi.

Marketing

Në seancën e Këshillit gjyqësor i cili u mbajt më 25 dhjetor 2019 në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i mandatit të porotës, por seanca është anuluar pasi nuk kishte kuorum.
Avokatët mbrojtës në disa seanca të rastit “TNT” kanë treguar në Trupin gjykues se mandati i porotës ka përfunduar më 24 dhjetor 2019 dhe se sipas Ligjit për procedurë penale nëse vjen te çfarëdo ndryshimi i përbërjes së Trupit gjykues, procedura gjyqësore patjetër të nis nga fillimi.

Megjithatë, procedura ka vazhduar dhe janë mbajtur disa seanca edhe pas 24 dhjetorit, ndërsa Trupi gjykues ka treguar në faktin se nuk është në kompetenca të saja të vendosin për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit porotë dhe se kjo është çështje e Trupit gjykues.

Lënda e parë e cila duhet të mbahet pas festave, ndërsa në Trupin gjykues është porota Koçovska është TNT-ja e caktuar për 13 janar.

Gjykatësja porote Liljana Ivanovska Koçovska është pjesë e Trupit gjykues në lëndët TNT, Titanik, Talir dhe Monstra.
Avokati Merxhan Dauti më 24 dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se ka dorëzuar parashtresë edhe për gjykatësen porote, Marija Kondovska për atë që bën 60 vjet dhe i ndërpritet funksioni sipas ligjit.

Prokurori Burim Rustemi tha se funksioni gjykatës juri nuk ndërpritet automatikisht dhe se konsideron se mund të vazhdohet me kërkesë.

Avokati Donço Nakov kërkoi sqarim nga të gjithë gjykatësit pse përnjëherë kjo procedurë vendoset në shpejtësinë e dhjetë.

Më 31 dhjetor 2019, Gjykata Penale në Shkup ka informuar se për shkak të efikasitetit në procedurën për lëndën “TNT” e cila është në fazë përfundimtare, Trupi gjykues kompetentë ka caktuar terminë të ri për vazhdimin e diskutimit edhe atë për 13.14, 15 dhe 16 janar 2020 si dhe më 17, 20, 21, 22, 23, 24 dhe 27 janar 2020.

Marketing