“Monstra” vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor

Me dëshminë e një nëpunësi policor i cili ka marrë pjesë në procedurën hetimore kundër të akuzuarve, sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës.

Marketing

Në seancat paraprake, dëshmuan nëpunës të mëparshëm dhe aktual policor lidhur me ekspertizën në vendin Vrazhivir, ku më 13 prill 2012 u gjet automjeti “Opel Omega”, i cili sipas aktakuzës është përdorur nga ana e kryesve të vrasjes afër Liqenit të Smillkovës, një ditë më herët, përkatësisht më 12 prill.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski të akuzuar janë Alil Dmeiri dhe Afrim Ismailloviq (në arrati) dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqë dyshja e gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.