Monumenti “Gostivar” ndriçohet me të kaltërt me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Komuna e Gostivarit e ka ndryçua me dritë me ngjyrë të kaltër monumenti “GOSTIVAR”, duke iu bashkangjitur kështu fushatës së Lidhjes së Shoqatave të Diabetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe mbështetjen për ata që duhet të jetojnë me këtë sëmundje.

Marketing

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u takua me perfaqesues te Lidhjees se shoqatës të diebateit, nga ku theksoi se e drejtë e çdo individi eshte për të jetuar në një mjedis jetësor të shëndetshëm. Kjo arrihet, tha ai, me krjimin e kushteve dhe politikave më të mira shëndetësore.

“Si komunë i bashkangjitemi fushatës për të shënuar Ditën Botërore të Diabetit me qëllim të ngritjes së vetëdijes për prevenim, si dhe nevojat e qytetarëve që vuajnë nga diabeti. Për fat të keq gjatë periudhës së pandenisë, mortaliteti si pasojë e diabetit te të infektuarit me Covid 19 tregon një tendencë në rritje”, deklaroi me këtë rast kryetari Taravari.

Ndryshe, Dita Botërore e Diabetit, për herë të parë është shënuar në 1991 nga Fondacioni Ndërkombëtar i Diabetit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Diabeti është një sëmundje kronike ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Kjo është arsyeja pse ne e shënojmë këtë ditë për të rritur ndërgjegjen dhe edukimin mbi këtë temë. Numri i njerëzve me diabet sot në botë është mbi 425 milion.