Sulmuesi Alvaro Morata e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga me Atletico Madridin, duke shënuar dy gola në po aq ndeshje. Por, spanjolli që u rikthye në Madrid nga huazimi dy-vjeçar që kishte te Juventusi, mund të largohet nga Atletico këtë verë.
Për Moratan interesim ka shfaqur Chelsea, raporton mediumin spanjoll “Sport” të martën. Chelsea nuk ia ka dalë që të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang dhe tani po synon 29-vjeçarin që ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024.
Moratan ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2017 deri më 2019 dhe në 72 ndeshje kishte shënuar 24 gola.