Morata ndërron numrin në fanellë, nga 9 zgjedh 29, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Chelseat ka bërë një ndryshim me numrat në fanellën e tij.

Marketing

Alvaro Morata u jep fansave lajmet e mira nga familja, që kulmuan me ardhjen në jetë të binjakëve, Alessandro dhe Leonardo.

Sulmuesi i Chelseat ka postuar një rrjetet sociale fanellën e re më numër 29 që do të mbajë veshur gjatë sezonit të ri, teka shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi, transmeton kp.

“29 korriku është një ditë që s’do ta harroj kurrë. Familja ime është shumë e rëndësishme, prandaj kam vendosur të ndërroj numrin në fanellë, për të ndërruar bashkëshorten time, Alice, dhe dy djemtë e mi”, ka thënë Morata.

“Lashë numrin 9 për 29 pikërisht për të kujtuar një ditë të veçantë. Më vjen keq për fansat që kanë blerë fanellën me numër 9, por jam i sigurt që do ta mirëkuptojnë zgjedhjen time”, ka shtuar ai.
Morata këtë numër e ka bartur edhe në kohën kur kishte nisur karrierën me Real Madridin.

Marketing