Alvaro Morata ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Alice Campello. Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram.
“Pas një kohe reflektimi, unë dhe Alice kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok ku e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Kanë qenë vite të mrekullueshme dhe rezultati i tyre janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.
Është një vendim i dhimbshëm ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që kemi përjetuar së bashku ka qenë e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer mësimi”, thuhet në njoftim.
Futbollisti Álvaro Morata (31 vjeç) dhe influencuesja dhe biznesmenja Alice Campello (29 vjeç) u takuan në vitin 2016 kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan, më 17 qershor 2017 në Venecia.