Moravçik: Zgjerimi me Ballkanin perëndimor,në interes të vet vendeve anëtare të BE-së

Zgjerimi i i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë vendeve anëtare, tha drejtori i Programit për BE pranë Universitetit Prinston dhe ekspert për integrimet evropiane, Endrju Moravçik në një intervistë për “Juropian Uestern Ballkans”.

Marketing

“Ato kanë interes. Interes për stabilitet më të madh dhe në përgjithësi për stabilitet dhe bashkëpunim ekonomik, si dhe për kontroll të emigrimit. Evropa është pako e madhe e interesave dhe ekzistojnë interesa. Por, vlerësoj se ai interes nuk është aq i madh siç ishte interesi i Gjermanisë për integrim të Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë dhe do të jetë më i rëndë për vendet (e Ballkanit Perëndimor)”, vlerëson Moravçik.

Duke folur për bllokadën franceze për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE në samitin e tetorit të vitit të kaluar, Moravçik vlerëson se argumenti i Francës se “ju nuk jeni të gatshëm, por nuk jemi as ne” nuk ka sens.

“Ai argument është nëse ne shpenzojmë më shumë para në stabilizimin e Italisë, do të jemi më të gatshëm që ta pranojmë Shqipërinë. Ky është joargument. Francezët janë ekspertë për joargumente, ata janë më të mirët. Thonë argumente të cilat janë logjikisht korrekte, por janë nonsens. Këtë e bëjnë për shkaqe vendore politike, sepse dëshirojnë të theksohen politikisht. Ata e bëjnë këtë që t’i mbështesin interesat specifike franceze, të njëjtat motive nga të cilat udhëhiqet secili vend”, vlerëson Moravçiq.

Sipas tij, kyçe për procesin e zgjerimit nuk do të jenë prioritet e Komisionit Evropian, por të vendeve anëtare të BE-së.

“Në fakt një punë interesante në lidhje me rekomandimet për zgjerim të Komisionit është ajo që në to thuhet se gjatë kësaj rol shumë më të rëndësishëm do të kenë vendet anëtare… (Zgjerimi) nuk është prioriteti i tij më i madh. Prioritet më i madh për momentin është edhe menaxhimi me buxhetin, takimi me Kinën dhe emigrimi”, thotë Moravçik në intervistë.