Morena lë pak vend për imagjinatën në foton që e postoi në rrjete sociale.
Morena Taraku vazhdon të marrë vëmendjen e ndjekësve me fotografitë provokuese në rrjete sociale.
Në imazhin e fundit, këngëtarja shfaqet joshëse me një palë reçipeta transparente me rruaza, ndërsa sipër tyre një këmishë.
Ajo vuri në plan të parë gjoksin dhe barkun e sheshtë, ndërsa kishte vënë një palë syze dielli në fytyrë.
Morena njihet për imazhe atraktive në rrjete sociale, ku edhe komentohet shumë nga ndjekësit.
Artistja së fundi ka qenë pjesë e videoklipit të ri të Ledri Vulës “Don mo”, i cili u realizua në Dubai.