Ish-prokurori Edmond Karriqi, i dënuar me dy vite burg, është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohet se ka kryer veprën penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.