Morina është kthyer në Kosovë

Ish pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina pas daljes nga paraburgimi sonte është kthyer në Kosovë.

Marketing

Koha.net ka publikuar video dhe informacion se Morina ka hyrë në Kosovë rreth orës 19 në vendkalimin kufitar Bllacë.

Sipas Koha.net, Morina nuk ka dashur të jep deklaratë për mediat, derisa anëtarë të familjes së tij kanë thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është trajtuar mirë nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Para kësaj, avokati i tij Naser Raufi ka deklaruar se Morina pas daljes nga paraburgimi është larguar për në Prishtinë me pasaportë kosovare.

Morina posedon edhe pasaportë britanike e cila i është mbajtur në Gjykatën penale në Shkup me masën e kujdesit.

Gjykata penale duke vepruar sipas kërkesës së Serbisë përmes Interpolit vendosi se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim, gjë e cila ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë.

Tomor Morina ishte arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë më 24 korrik gjatë hyrjes nga Kosova në Maqedoni të Veriut.

Marketing