“Mos blini nga shqiptarët”, fushata antishqiptare në X

Thirrje individuale apo paralajmrim i një ushatë të sinkronizuar kundër produkteve shqiptare në Maqedoni.

Marketing

Në rrjetin social X, së fundmi është paraqitur një postim në të cilin bëhet thirrje të bojktohen produktet dhe kompanit shqiptare në Maqedoninë e Veriut, informon Klan Macedonia.

Një grup i profileve kryesisht të rreme, që shpërndajnë përmbajtje nacionaliste e që janë përkrahës të hapur të politikave të partisë në pushtet VMRO DPMNNE, po shpërndajnë foto të logove të kompanive shqiptare në vend, duke u vendosur mbishkrime ku bëjnë thirrje që të bojkotohen të njejtat

Ky është njëri ndër këto poste, i cili është bërë viral në platformën X dhe ka mbi 100 shpërndarje.

“Mos blini nga shqiptarët” “Blini vetëm nga maqedonasit”, janë disa nga komentet e shkruar poshtë postit të publikuar.

Por, përpos thirrjes për bojkot, në komentet haset edhe gjuhë e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Madje, në disa prej komenteve, thuhet se kompanive shqiptare, duhet t’u ndalohet që të distribuojnë produkte nëpër markete.

Po ashtu, bëhet thirrje që të bojkotohen edhe zinxhirët e marketeve me pronar shqiptar.

Përmbajtje e këtilla në rrjetet sociale, vijnë në një kohë kur në opinion është aktuale tema e balancuesit, mekanizmit që del nga Marrëveshje e Ohrit, për përfaqësimin adekuat të të gjitha etniteteve në institucionet publike. Si dhe tema e inicuar nga VLEN për themelimin e ASHSHA. /tvklan.mk

Marketing