“Mos ki frikë, babi është këtu”, momenti prekës kur vajza shpëtohet nga rrënojat

Pamjet e shpëtimit të nja vajze të vogël të bllokuar nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Marketing

Ekipet e shpëtimit kanë arritur që pas disa orësh ta shpëtojnë, ndërsa në video shihet momenti kur babai komunikon e vajzën e tij Nour: “Babi është këtu, mos ki frikë”.

Ekipet e shpëtimit si edhe vullnetarët nga Mbrojtja Civile Siriane, të njohur si Helmetat e Bardha, i japin kurajo vajzës teksa e ndihmojnë për ta shpëtuar.

Ata shihen duke i thënë Nourit që “të shikojë nga babai i saj”.

https://news.sky.com/story/turkey-syria-earthquake-latest-updates-rescue-operation-as-thousands-confirmed-dead-12804459

Marketing