Mos manipuloni me dezinformata!

Mos manipuloni!

Marketing

Makineria propagandistike e Artan Grubit nuk ndalet! Për qëllime të propagandës, në prag të formimit të qeverisë së re, Artani me megafonët e tij po shtrembërojnë të vërtetën dhe po përhapin dezinformata.

Nuk e merr Ivan Stoilkoviqi Ministrinë për sistem politik! Stoilkoviqi është propozuar Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa kjo Ministri që është themeluar në vitin 2008, ka në ingerenca mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e grupeve etnike më të vogla se 20%, pra, ka në ingerenca avancimin e të drejtave të turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të tjerëve.

Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Si popill i dytë shumicë, shqiptarët përfaqësohen me më shumë ministri dhe portofole në kabinetin qeveritar. Prandaj, mos u merrni me dezinformata dhe shtrembërim të fakteve dhe të së vërtetës!