Ballina Showbiz “Mos prek me dorë moj k…ë”, tensionohet situata mes Eglës dhe Rozës

“Mos prek me dorë moj k…ë”, tensionohet situata mes Eglës dhe Rozës

Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda.

Marketing

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, debati mes dyshes ka degraduar thuajse në përleshje fizike. Teksa të dyja kanë qenë në oborr të shoqëruara edhe nga banorët e tjerë, Egla ka ofenduar rëndë Rozën dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar t’i largojë jastëkun që ajo mbante në dorë përpara fytyrës.

Në këtë moment është ngritur Meritoni, i cili është përpjekur të qetësojë situatën. Po ashtu Graciano ka ndërhyrë, duke tërhequr Rozën dhe duke i thënë se nuk duhet ta prekë me dorë.

“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i merzisë.”– tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën” si dhe e ka quajtur “k*kë e vogël”.

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë?

Graciano: O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit.

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i njerëzisë. O banale femër

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet.

Exit mobile version