Mos shpenzoni në këto gjëra të panevojshme

Qoftë pagesa e një fature apo blerja e një pakoje me çamçakëz ndërkohë që mbani radhën, konsiderohen shpenzime të kota. Të gjitha këto para mund të futen në kursimet tuaja të cilat rriten me kalimin e kohës.

Marketing

“Ne të gjithë kemi mundësi të kursejmë disa para për të ardhmen”, tha për CNBC planifikuesi financiar Carrie Schwab-Pomerantz. “Një zakon i mirë që duhet të zhvilloni në vitin 2017 të bëni shpenzime të mirëmenduara.”

Hapi i parë është të identifikoni ku po i harxhoni më shumë paratë.

Të blesh drekën çdo ditë

Të ngrënit jashtë është një minus për fitimet tuaja. Nëse ju do t’a përgatisni ushqimin në shtëpi, aq më shumë do të kurseni. Gjithashtu ushqimi i shtëpisë është më i shëndetshëm.

Sigurisht që duhet t’i lejoni vetes ndonjë drekë apo të bleni ushqime të rastit jashtë, por nëse synoni të arrini qëllimet financiare për vitin 2017, ushqimi i shtëpisë është zgjidhja e duhur dhe sakrifica më e vogël.

Uji i blerë

Ndërkohë që ju praktikoni zakonin e ushqimit të shtëpisë, filloni të merrni edhe ujin me vete.

“Shumë njerëz të cilët blejnë ujë e bëjnë atë për lehtësi”, shkruan Pogue. “Nëse mban një shishe uji me vete, ti nuk shpenzon asgjë. (Dhe humbet kile. E jeton më gjatë.)

Ushqime shtesë

Ne i shpërdorojmë ushqimet. Sa herë që ju hidhni ushqimet e tepërta, ju hidhni paratë tuaja.

Para se të shkoni të bëni pazar, mendoni për gatimet që do të bëni gjatë javës dhe shënoni çfarë përbërësish iu nevojiten për t’i përgatitur ato. Kur të shkoni në dyqani blini vetëm produktet që keni shënuar në listë.

Produkte të firmave të njohura

Të jesh i thjeshtë – qoftë për ushqimet, artikujt e tualetit apo ushqimet e kafshëve shtëpiake – është mënyra më e mirë për të kursyer para. Siç raporton dhe Pogue, “markat e dyqaneve kushtojnë rreth 30% më pak se markat e njohura.”

E megjithatë ju duhet të jeni përzgjedhës. Identifikoni ato që janë të rëndësishme për ju dhe ato për të cilat mund të sakrifikoni – bleni marka të njohura për gjërat që iu interesojnë dhe bëni blerje të lira për të gjithë gjërat e tjera.

Blerje të momentit (impulsive)

Që nga dyqanet e ushqimeve e deri te ata të rrobave, shitësit kanë një aftësi t’iu bëjnë për vete në mënyrë që ju të shpenzoni më shumë. Njëra taktikë është rreshtimi përpara i produkteve më tërheqëse: pijet freskuese, çokollatat dhe produkte të tjera me ngjyra tërheqëse.

Kontrolli që keni ndaj vetes fillon të zvogëlohet në varësi të kohës shpenzoni duke bërë pazar dhe sigurisht shumës së parave që mbani me vete.

Harrojeni çokollatën apo revistën që deshët të blini dhe ruajeni 5 dollarëshin në kursimet tuaja apo llogarinë e pensionit, e cila mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme gjatë kohës.