![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016 i ka dalë publikisht në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në postimin e këtij të fundit në përgjigje të ambasadores amerikane Yuri Kim, Morina i ka bërë një koment inkurajues.
“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, ndërsa komenti i tij ka marrë mjaft pëlqime dhe reagime.
Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila deklaroi sot se PD nuk “mund të hajë bar”, vetëm për shkak të një deputeti, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit i shpallur non-grata pak muaj më parë nga DASH.