Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel, shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen.
Në takimin e tetorit, liderët e BE-së nuk miratuan fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
“Juncker shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen”, tha një zëdhënës i KE-së në Twitter.
Ndërsa, Vuçiq falënderoi Juncker ‘për shumë gjëra që bëri për Serbinë gjatë mandatit të tij’. /Top Channel/