Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Osmani: Deputetët kanë detyrim të mos bllokojnë formimin e institucioneve, të gjejnë rrugën për konstituimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharit, i cili kishte kërkuar sqarime se si të vazhdohet pas ndërprerjes së seancës të martën.

Përmes një letre, presidentja ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet pa vonesa, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ajo ka cituar aktvendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se “kryesuesi që kryeson seancën konstituive, edhe pse nuk është i zgjedhur, është i obliguar me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit për ta realizuar seancën konstituive”. Rrjedhimisht, Osmani kërkon nga Dehari të vazhdojë me seancën jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj.

Marketing