Mosnisja e procesit të regjistrimit, ASH-AAA: Enti për statistikë po bën vepër penale

Enti Shtetëror për Statistikë, i cili sot njoftoi se nuk do të fillojë procesi i regjistrimit në terren, në kohën kur ky regjistrim veç më ka filluar në bazë të ligjit në fuqi, është duke kryer vepër penale. Ky refuzim për të zbatuar ligjin është goditje e rëndë mbi parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e shtetit të së drejtës, duke ngritur aktakuzë kundër drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë. E përkujtojmë Prokurorinë se çka thotë neni 16 dhe 18 i Ligjit për Regjistrim.
Neni 16 – Enti Shtetëror i Statistikës kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen, organizimin dhe realizimin e Regjistrimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe kryen mbikëqyrje të punës së personave – pjesëmarrës në Regjistrim.
Neni 18 – Në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, në kryerjen e punëve të caktuara të Regjistrimit marrin pjesë:
1. Ministria e Mbrojtjes;
2. Ministria e Drejtësisë;
3. Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale;
4. Ministria e Punëve të Jashtme;
5. Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive dhe  bartësit e përmbledhjeve të të dhënave.