Asociacioni qytetar MOST në Maqedoni ka shpallur thirrje publike për vëzhgues për procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale për komunat Dibër, Ohër dhe Novosellë.
“Në funksion të realizimit transparent të Zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre Lokale per Kryetar komune 2019 Asociacioni qytetar MOST njofton se aktivitetet për monitorimin e procesit kanë filluar. Për këtë qëllim MOST u bën thirrje qytetareve që të paraqiten personalisht në 18 zyrat rajonale në te gjithë vendin.Thirrja zgjat prej 28 mars deri 01 prill ,me cka zyrat rajonale të MOST do të jenë të hapura nga ora 12 deri në 17. Te dhënat me kontakt informacione për zyrat rajonale mund të gjenden në ketë link Zyrat rajonale MOST.”
“Për qytetarët të cilët do të përzgjidhen si vëzhgues, do të organizohet trajnim special, të cilëve pastaj do tu rregullohet vend votimi në të cilin do të kryejnë procesin e vëzhgimit. Si vëzhgues në misionin e Asociacionit qytetar MOST mund të jetë secili qytetar me të drejtë vote, i cili është i përgatitur që në mënyrë të paanshme dhe objektive ta vëzhgojë procesin dhe të informojë për gjetjet. Gjatë përzgjedhjes së vëzhguesve, përparësi do të kenë ato persona të cilët deri më tani kanë qenë të angazhuar si vëzhgues të MOST në proceset e kaluara zgjedhore. Asociacioni qytetar Most do ti angazhojë qytetarët si vëzhgues në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë Së Veriut ,për vlerësim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. Most do të vëzhgojë kampanjën zgjedhore,kontekstin politik në teren,punën e organeve zgjedhore ,votimin e parakohshëm,votimin në ditën e zgjedhjeve dhe procedurën për vendosjen e ankesave.”
“Sikurse në të gjitha proceset zgjedhore, në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin parregullsi eventuale lidhur me procesin zgjedhor. Asociacioni qytetar Most që kur është krijuar e deri më tani, ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet nacionale dhe lokale në Maqedoni duke filluar nga viti 2002.Ky aktivitet paraqet lidhje të aktiviteteve deritanishme, me çka Most shpreson të kontribuojë në sigurimin e një niveli më të lartë të transparencës në të gjitha fazat e zgjedhjeve.”
“Si në proceset e kaluara zgjedhore ,Asociacioni qytetar Most do të zbatojë projektin në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim të brendshëm. Për informata plotësuese ; Asociacioni qytetar Most tel. 02/30 99 384″ thuhet në njoftimin e MOST Maqedoni.