MOST: Votimi dje kaloi në atmosferë korrekte dhe demokratike

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në atmosferë korrekte dhe demokratike. Qytetarët përsëri morën pjesë në procesin zgjedhor në të cilin lirisht mund ta shprehin vullnetin e tyre. Gjatë ditës janë shënuar vetëm disa raste të izoluara të parregullsive që nuk ndikojnë në cilësinë e procesit zgjedhor dhe në të cilin ka pasur reagim adekuat nga organet kompetente. Ky është vlerësimi i parë i Asociacionit qytetar MOST.

Marketing

“Fushata zgjedhore në përgjithësi kaloi në atmosferë relaksuese. Për herë të parë nuk janë regjistruar incidente të cilët ndikojnë në atmosferën në të cilën zbatohet fushata, që është për t’u përshëndetur. Fushata u karakterizua me rritjen e numrit të takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me intensitet më të lartë të ashtuquajturës fushatë prej dere në derë, përfshirë edhe mjediset rurale.

Janë regjistruar vetëm disa raste të fushatës negative dhe prezencës së minorenëve në tubime. Për herë të parë pas një kohe të gjatë ishim dëshmitarë të një numri të madh debatesh mes kandidatëve përmes të cilave votuesve u është mundësuar të bëjnë zgjidhje”, tha në konferencën e sotme për media drejtori ekzekutiv i MOS-it Darko Aleksov.

MOST e përshëndeti publikimin e regjistrit të automjeteve zyrtare nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) , sepse siç tha ishte në ndihmë të mediave dhe vëzhguesve ta ndjekin dhe identifikojnë keqpërdorim potencial të automjeteve zyrtare për nevojat e fushatës zgjedhore.

KSHPK ka vepruar për 13 ankesa të parashtruara nga ana e VMRO-DPMNE-së lidhur me keqpërdorim potencial të resurseve njerëzore, dhe pranoi tre prej tyre. Pozitivisht vlerësohet veprimi i tillë i KSHPK, e cila siç tha, ka kontribuuar për azhurnim më të madh edhe të institucioneve tjera, por megjithatë duhet të potencohet se vendimet duhet të sillen në pajtim me dispozitat në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përleshjen e interesave, që u konfirmua edhe me veprimin për ankesat nga ana e Gjykatës Administrative.

MOST-i e përsërit rekomandimin e saj se së shpejti institucionet kompetente duhet t’i largojnë problemet afatgjate sistemore në zhvillimin dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore.

“KSHZ ka punuar në atmosferë efikase dhe kolegiale dhe të gjitha vendimet i ka sjellë unanimisht. Pozitivisht vlerësohet transparenca e punës së saj, duke pasur parasysh se të gjitha seancat kanë qenë publike, me vërejtje për vonim të publikimit të disa procesverbaleve nga seancat në Internet. Pozitivisht vlerësohet pro aktiviteti i KSHZ-së dhe angazhimet e saj për përmirësimin e punës të administratës zgjedhore, kësaj here përmes përgatitjes së doracakëve të posaçëm për përgatitjen e formularëve, si dhe përgatitjen e Udhëzimit për punën e KKZ dhe KZ, që ishte një prej rekomandimeve afatgjata të MOST. Megjithatë, sa i përket trajnimit të administratës zgjedhore, janë vërejtur disa lëshime të caktuara në udhëzimin për edukim, si dhe në video-udhëzimin”, tha Aleksov.

MOST e ka mbikëqyrur zbatimin e votimit të 443 të sëmurëve dhe të pamundur të paraqitur në 92 vendvotime. Sipas tyre në një pjesë të vogël të rasteve nuk është respektuar sekreti i votimit, gjegjësisht në momentin e votimit ka pasur persona prezent në hapësirën ku është votuar. Votimi i personave në burg, gjithashtu ka kaluar mirë, përveç që 232 persona nuk kanë mundur ta gjejnë veten në Listën Zgjedhore për shkak dokumenteve personale të pa azhurnuara.