Mot i ligë në Resnjë, nesër vlerësohen dëmet

Shiu i sotëm i rrëmbyeshëm dhe reshjet e breshërit në Resnjë kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj të mbjellave në fshatin Jankovec, si dhe në një pjesë të fshatrave Zllatari dhe Sopotsko, kumtoi Ministria e Bujqësisë.

Marketing

Përfaqësuesit e Ministrisë dhe të autoriteteve lokale nesër do të bëjnë kontroll në terren, ndërsa vlerësimet do t’i kryejë Komisioni i formuar në maj nga Komuna e Resnjës. Afati për veprimin e tyre do të vazhdohet dhe definohet nesër në varësi të dëmeve të shkaktuara dhe sipërfaqja që është përfshirë.
Pas përfundimit të vlerësimit, do të vijojë procedura për kompensim.

Marketing