Mot i ligë në shumë rajone të vendit

Moti jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, lokalisht edhe në formë të motit të ligë sot përfshiu shumë rajone në vend. Moti jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima e përfshiu Gjevgjelinë – rajonin e Dojranit. Në orët e mesditës na veriu masë jostabile e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme intensive, bubullima dhe erë të përforcuar e përfshiu fushëgropën e Shkupit. Lokalisht ka pasur edhe mot të ligë afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe paraqitje të bubullimave.

Marketing

Në Gjevgjeli sipas matjeve të DPHM-së kanë reshur 30 litra në metër katror, 16 në Demir Kapi, 14 në Tetovë, 12 në Berovë, nëntë në Strumicë, gjashtë në Shkup dhe Zajçev Rid, tre në Shkup Petrovec, dy në Prilep dhe një në Shtip.

Marketing