Verifikohet mandati i deputetes e cila vjen në vendin e Zaevit, VMRO braktis seancën

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot pasdite e braktisi mbledhjen e Kuvendit në të cilën u verifikua mandati i deputetes Dragica Gjavoçanova e cila vjen në vendin e Zoran Zaevit, i cili ndërkaq si mandatar për përbërjen e qeverisë së re, paraprakisht dha dorëheqje nga funksioni i deputetit.

Marketing

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, procedura për verifikim të mandateve të deputetëve të rin j është jashtë rregullores. Ata theksuan se Komisioni verifikues nuk ka mandat të vendosë sepse ka ndërprerë së funksionuari pas mbledhjes konstituive.

“Dukshëm vërejtjet procedurale nga ana e opozitës nuk arriti tek Ju dhe konstatimi se edhe më herët është bërë kështu, nuk lejon shkelje të mëtutjeshme të Rregullores. Për ato arsye, në mënyrë të qartë ju themi se Komisioni verifikues ka ndërprerë së funksionuari pas mbledhjes së parë konstituive. Sqarimet e juaja të padëshmuara nuk ju japin të drejtë të besojmë se do t’i respektoni vërejtjet dhe atë që është paraparë me Rregullore dhe për atë shkak grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do të marrë pjesë në rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj mbledhje dhe mbledhjet për verifikim të mandateve”, tha Nikolla Micvevski, koordinues i VMRO-DPMNE-së.

Koordinuesi i LSDM-së, Jovan Mitrevski tha se sjelljen e këtillë të VMRO-DPMNE-së mund të mos verifikohen mandatet e reja të deputetëve që do të thoshte edhe Kuvend jofunksional dhe krizë të re.

“Sjellja e sotme e opozitës mund të shkaktojë situatë në të cilën nuk do të mund të verifikohen mandatet e deputetëve të cilët vijnë në vendet e atyre të cilët në të ardhmen do të jenë ministra. Kjo në të ardhmen do të thoshte se do të kemi qeveri të re legjitime, por nuk do të kemi kuvend funksional. Kjo do të thoshte krizë e re. Mu kjo është edhe shkaku përse i ndërmarrim këta hapa. Si koalicion përgjegjës dhe deputetë përgjegjës jemi të obliguar të mos lejojmë dhe të parandalojmë krizë të re në periudhën e ardhshme”, theksoi Mitreski.

Kuvendi e konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit Ljupço Nikollovski, i cili duhet të kryejë funksion ministror. Pritet Kuvendi ta informojë Komisionin shtetëror të zgjedhjeve i cili ndërkaq më pas do ta informojë Parlamentin i cili është në radhë në listën që e pranon mandatin e deputetit.

Kjo procedurë do të zbatohet për të gjithë deputetët të cilët do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.