Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të lehtë nga drejtimin jugperëndimor. Gjatë fundit të ditës retë do të zmadhohen.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18 gradë Celsius, transmeton Alsat. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe erë të dobët në jugperëndim.
Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë Celsius. Sipas matjeve të mëngjesit të sotëm, shtresa më e lartë e dëborës është regjistruar në Mavrovi Anovi, respektivisht 22centimetra borë, 20 në Gjurishte, 17 në Krushevë, 20 në Pozharane, 9 në Kodër të Diellit dhe 1 centimetër në Topolçani.