Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor.
Temperatura minimale do të lëvizë prej dy deri në 10, ndërsa maksimale prej 21 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me temperaturë të mëngjesit prej shtatë dhe temperaturë të ditës deri në 25 gradë Celsius.
Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë me temperatura të ditës pak nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Rritje të caktuar të vranësirave do të ketë prej të enjtes.