Mot me diell dhe i ngrohtë, vende-vende priten reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në disa zona pritet mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga fillimi i javës së re të punës deri në fillim të fundjavës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare.
Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, e cila pritet të jetë më e theksuar të mërkurën dhe të enjten. / Aktuale.mk
