Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm

Pjesërisht me vranësira, i freskët dhe i paqëndrueshëm, me mundësi për reshje të rrëmbyeshme stuhi dhe erëra të forta, kështu do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në vende të ndryshme do të ketë stuhi dhe reshje të forta shiu që do të zgjasin shkurt por për me një sasi të madhe, ndërsa erërat e forta do të fryejnë me mbi mbi 70 km/orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 10 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 22 deri në 28 gradë.

UV indeksi do të jetë = 6

Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të pjesshme.

Në mëngjes do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Marketing