Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Era do të jetë në drejtim jugor.
Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut kurse temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri 17 gradë celsius ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri 36 gradë celsius
Moti deri ditën e enjte do të jetë kryesisht stabil pa lagështi, përveç pjesëve perëndimore të vendit ku do të ketë kushte për reshje të shiut.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të premten pritet të ketë rënie të temperaturave dhe reshje të shiut.