Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra të tjerë janë vonuar në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhi të fuqishme mbërthyen qendrën e vendit, duke frustruar udhëtarët që në këtë periudhë festive janë të shumtë.
Më shumë se 6500 fluturime u vonuan dhe rreth 800 të tjerë u anuluan sipas zyrtarëve.
Një përzierje shiu, bore dhe ere të fuqishme po ashtu, e bëri udhëtimin të rrezikshëm apo të pamundur në shumë rrugë, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore, ku disa zona kanë regjistruar më shumë se gjysmë metri borë.