Moti i keq, FSHF shtyn ndeshjet e kategorisë së dytë

Kushtet atmosferike kanë shtyrë për ditën e hënë të gjitha ndeshjet e kategorisë së dytë, të planifikuara për t’u luajtur këtë fundjavë.

Marketing

Skuadra e Devollit do të luante në Peqin me Shkumbinin, ekip që kërkon kalimin direkt në kategorinë e parë.

Me mjaft interes këtë fundjavë pritej edhe ndeshja Maliqi – Delvina, edhe për atë sepse për maliqaret është një shans i mirë për të fituar 3 pikët e para të këtij sezoni. Ndryshe nga devollinjtë e maliqaret, pogradecarët luajnë të hënën në orën 13:30 përballë Butrintit.

Sektori i garave pranë FSHF ka njoftuar zyrtarisht të gjitha ekipet se ndeshjet do të luhen të hënën në orën 13:30.