Moti i keq në Bolonja të Italisë, evakuohen 280 persona

Moti i keq me reshje të shumta shiu ka mbërthyer gjatë orëve të fundit Italinë. 280 persona janë evakuuar e 6 punonjës të forcave të rendit  kanë mbetur të plagosur në provincën e Bolonjës nga dalja nga shtrati i lumit Reno, ndërsa po i vinin në ndihmë banorëve në shtëpitë e përmbytura nga uji.

Marketing

Ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së një helikopteri të repartit të zjarrfikësve dhe po marrin mjekim në spitalin e zonës.

Në qytetin e Venedikut uji ka arritur në 113 cm mbi nivelin mesatar të detit.

Niveli i lartë i reshjeve ka detyruar mbylljen e një pjesë autostrade në rajonin e Alto Adige.

Lumi Po ka rritur në 3 metra në rajonin e Emilia Romanjës, ndërsa në Romë, fryrja e lumit Tevere ka detyruar bashkinë të mbyll të gjitha hyrjet buzë lumit.

Përmbytjet nga shiu kanë shkaktuar dhe mjaft aksidente rrugore.

Situata e motit të keq vazhdon të jetë në monitorimin e Drejtorisë së Mbrojtjes civile