Moti i keq në Kroaci, shkatërrohen çatitë dhe përmbyten rrugët (VIDEO)

Teksa një pjesë e Europës po përjeton temperatura ekstreme të larta, Kroacia është “pushtuar” nga moti i keq ditën e sotme. Në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e një arre, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Marketing

Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë shkaktoi dëme shumë dëme. Pemë të shumta u rrëzuan, era shkatërroi çatitë e shtëpive ndërsa shumë rrugë u përmbyten si pasojë e vërshimeve nga ujërat.

Mediat kroate shkruajnë se një pjesë e Zagrebit ka mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë ndezur sirenat e alarmit për të informuar për situatën e rëndë që po kalon vendi. Për momentin nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga stuhia, por dëme të mëdha janë shkaktuar në të gjithë Kroacinë.

Bashkia e Zagrebit i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet. Shërbimet e urgjencës së qytetit janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe thirrjeve të qytetarëve.