Moti i keq në Suedi, bllokohen 1000 automjete në dëborë për më shumë se 24 orë

Njerëzit që mbetën të bllokuar në 1000 automjete në dëborë për më shumë se 24 orë janë evakuuar, thonë autoritetet suedeze.

Marketing

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të ndihmuar njerëzit e ngecur në rrugën kryesore E22 në zonën Skane të Suedisë jugore.

Shumë prej të bllokuarve u evakuuan nga ekipet e shpëtimit dhe u tha të ktheheshin në makinat e tyre më vonë.

Kaosi i udhëtimit ndodhi mes temperaturave të dimrit në rënie në të gjithë vendet nordike.

Moti ekstrem i ftohtë ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, dhe stuhitë e borës në Danimarkë kanë lënë shoferët të bllokuar në një autostradë pranë Aarhus që nga e mërkura.

Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me temperatura që ranë në -43.6C.

Ekipet e shpëtimit thanë se të gjithë njerëzit që udhëtonin me makinë ishin evakuuar dhe vetëm shoferët e kamionëve mbetën në automjetet e tyre deri të enjten në mëngjes.

Mjetet e borës mbërritën të mërkurën në mbrëmje dhe policia dhe ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë njerëzit në qindra makina të bllokuara.

Ushtria u dërgua për të shpërndarë ushqim dhe ujë për njerëzit e bllokuar.

Të enjten në mëngjes shumë nga makinat ishin pastruar, megjithëse kamionët ishin ende të bllokuar. Policia tha se kushtet kanë filluar të përmirësohen, por shtoi se rruga nuk do të pastrohet deri në orën 08:00 të së premtes.

Autobusët dhe trenat u anuluan në rajonin Skane të enjten në mëngjes dhe autoritetet u kërkuan njerëzve të shmangin udhëtimet e parëndësishme.

Marketing