Moti i keq përfshin Europën! Një viktimë në Angli, përmbytje në Francë

Moti i keq po shkakton probleme në Angli dhe Francë.

Marketing

Stuhia Henk me erëra të fuqishme po pengon udhëtimet por ka shkaktuar edhe viktima. Një shofere u vra nga rrëzimi i një peme.

Transporti detar në kanalin anglez është ndërprerë. Emergjencë është edhe në veri të Francës, ku këtë të mërkurë parashikimet tregojnë përkeqësim të motit.

Si Franca ashtu dhe Gjermania kanë kërkuar ndihmën e mekanizmit të mbrojtjes civile të bashkimit europian dhe në përgjigje është mobilizuar menjëherë mbështetja e shpejtë.

Shfaqja e solidaritetit nga be dhe sidomos vendet fqinje nuk ka munguar këtë fillim viti.

Marketing