Moti i ndryshueshëm nuk është i dëmshëm për pemët

Ulja e paralajmëruar e temperaturave për dhjetë gradë pas motit të pazakontë të ngrohtë që këto ditë e ka përfshirë vendin, nuk do të shkaktojë dëme në bujqësi, thonë agrometereologët.

Marketing

Ndikim negativ nuk pritet as te kajsitë dhe bajamet edhe pse ata tashmë kanë lulëzuar. Është e mundur rrallim i frutave, por edhe atë deri diku është pozitive.

“Është mirë që ftohja e motit do të jetë vetëm disa ditë. Pastaj sërish pritet ngrohje. megjithatë, nuk mendoj se temperaturat e mëngjesit prej minus dy apo tre gradë, siç paralajmërohet, do të bëjnë problem. Pozitivisht është që temperaturat e mëngjesit, edhe pse negativë në ditët në vijim, nuk do të shkaktojnë dëme sepse në fazat e tanishme të zhvillimit, pemët rezistojnë dhe nuk duhet të ketë ndonjë problem. Kajsitë dhe bajamet kanë lulëzuar, por vitin e kaluar këtë kohë kishte borë, dhe më vonë me probleme nuk u përballëm. Përkundrazi kushte shumë frute”, thotë për MIA-n agrometereologu nga DPHM Angellko Angellevski.

Ftohja e motit, sqaron Angellevski, do ta ngadalësojë vegjetacionin, ndërsa kjo është e mirëseardhur për pemët.
“Nëse moti i ngrohtë do të vazhdonte me temperatura deri në 25 gradë, gjithçka do të lulëzonte menjëherë, që është keq nëse merret parasysh se paraqitja e acarit mund të ketë edhe nga fundi i marsit”, thekson agrometereologu.
DPHM paralajmëroi se ftohja e motit pritet prej mbrëmë, por pa shumë reshje, por më shumë me rënie të temperaturave.

Marketing