Moti i ngrohtë popullon plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

Plazhet janë gjallëruar nga pushuesit këtë të shtunë.

Marketing

Jo vetëm për të shijuar rrezet e diellit, por të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të lahen në det.

Moti me temperatura të larta në Shëngjin ka shtuar fluksin e pushuesve nga Kosova.

“Temperaturat tejet të larta të krahasuara me ato të një stine vere bënë që shumë pushues të vijnë edhe këtë fundjavë në plazhin e Shëngjinit. Fëmijë, të rritur, por edhe të moshuar nuk nguruan të lahen në det, duke shijuar ujin e ngrohtë”, raportoi gazetari Martin Marku.

Edhe bregdeti i Durrësit këtë të shtunë është mbushur me pushues vendas dhe të huaj.

“Është hera e parë që vij në Durrës, po më pëlqen shumë dhe çmimet janë të arsyeshme.”

“Temperaturat janë shumë të mira dhe uji është shumë i mirë”.

Operatorët turistik flasin për një fluks të shtuar rezervimesh këtë fundjavë.

Blerim Norja: Fluksi ka filluar që ditën e Bajramit, përveç turistëve të huaj ka pasur edhe turistë nga Kosova.

Kjo periudhë po shfrytëzohet për pushime sidomos nga turistët nordikë.

Blerim Norja: Durrësi ka filluar të ketë një fluks të madh turistësh gjermane, dhe javën tjetër fillojnë dhe turistët suedezë.

Me flukset e pushuesve të shtuara që herrët, operatorët turistikë presin që sezoni i verës të jetë edhe më i suksesshëm sesa vjet.

Tv Klan