Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira. Paradite priten vranësira të shtuara në pjesët perëndimore, të shoqëruar me erë të dobët deri mesatare nga veriu.
Era do të jetë më e theksuar gjatë paradites përgjatë Vardarit. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup pritet moti i ngjashëm, në mëngjes me vranësira mesatare dhe erë nga veriu. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe era do të dobësohet. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë Celsius