Moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 26 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 26 gradë.

Marketing

Në Shkup, moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa në mbrëmje do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.