Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje
të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë.

Marketing

UV=6

Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, sidomos pasdite kur në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsiusë.

Marketing