Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 17 gradë

Moti sot në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli dhe më ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, posaçërisht në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 17 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes me vranësira të ulëta. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.

Marketing