Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 22 deri në 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës me reshje të shiut. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të dendura dhe të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28 gradë Celsiusë.