Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë -6, ndërsa maksimalja do të jetë 7 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me borë të dobët kohë pas kohe. Do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë.