Moti me vranësira, temperatura deri në 17 gradë

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, paradite nëpër lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Pasdite dhe kah fundi i ditës priten reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 11 deri në 17 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës priten reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë.