Moti sot

Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Marketing

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 42 gradë.

Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë vijon me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30°C, e në disa vende do të kalojë 40°C, për këtë arsye për rrezikun e temperaturave të larta do të aktivizohet niveli portokalli. fundi i javës së ardhshme të punës.

Nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Marketing