Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 39 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për mot të lig, me reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 33 deri në 39 gradë.

Marketing

UV=9

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare, Në orët e mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të paraqiten kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.

Marketing