Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht pasdite në pjesët perëndimore dhe jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 17 gradë Celsius.
Deri të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në orët e pasdites proceset lokalisht do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e mërkura kushtet për mot jostabil do të zvogëlohen, dhe do të ketë mot më me diell dhe të ngrohtë.