Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët, me reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë të bollshme (10 deri në 20 l/m2).

Marketing

Do të fryjë erë e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të pësojë rënie të ndjeshme krahasuar me ditën e djeshme dhe do të lëvizë nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup kryesisht do të mbaj mot me vranësira dhe i freskët, me reshje shiu të cilat herë pas here do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme.

Do të fryjë erë e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë rreth 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Nga e diela do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave.