Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me erë të përforcuar veriperëndimore, veçanërisht përgjatë Varadarit. Në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për shi të dobët, ndërsa në malet më të larta për borë të dobët.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej gjashtë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me erë të përforcuar veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë Celsius ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të mërkurën në mëngjes do të jetë ftohtë, vende-vende me temperatura negative të mëngjesit por gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe më i nxehtë. Reshje lokale do të ketë edhe të enjten edhe të premten.

Marketing